JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie zjarr në Bushat, flakët shumë afër banesave

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Rranxa në Bushat. Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, raporton se flakët kanë përfshirë malin e Zefjanës. Ndihmuar edhe nga era e fortë, flakët po përhapen me shpejtësi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Sipas raportimeve intensiteti i zjarrit është shumë i lartë dhe shumë afër banesave. Mësohet se drejt malit kanë shkuar për ndihmë 2 zjarrfikëse nga Shkodra, 1 nga Lezha dhe 2 nga Vau i Dejës.

Kujtojmë që Njësia Administrative e Bushatit është pjesë e Bashkisë së Vaut të Dejës./tvklan.al

jetoilumtu.al/

Scroll to Top