JiL.al - Jeto i Lumtur

Bien aksidentet në janar-korrik, 87.6% e rasteve kanë si shkak shoferët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Aksidentet në rrugë kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në korrik.

Në muajin Korrik 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në muajin Korrik 2021. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,9 %.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 175 që ishte në muajin Korrik 2021.

Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 6 persona, nga 13 persona të vdekur në Korrik 2021. Aksidentet rrugore, në 87,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 12,6 %. Numri i të aksidentuarve është 971 persona nga 1050 persona të aksidentuar në shtatërmujorin e vitit 2021.Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 95 persona nga 118 persona të vdekur në shtatëmujorin e vitit 2021.

Aksidentet rrugore, në 12,5 % të rasteve, në shtatëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,1 %./abc

….jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top