Bilanci i viktimave nga aksidentet rrugore, që nga muaji janar deri në nëntor vazhdon të mbetet i lartë në vendin tonë. Në 11 muaj në Shqipëri për periudhën janar-nëntor, janë regjistruar 1060 aksidente rrugore në të gjithë vendin, nga të cilat 1479 persona kanë kanë mbetur të plagosur dhe kanë ndërruar jetë. Parakalimet e gabuara, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe problemet e tjera në rrugë, kanë qenë disa nga shkaktarët e kësaj situate.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i të aksidentuarvë është ulur me 15.6%. Edhe numri i personave të vdekur dhe të plagosur është ulur gjithashtu me 14.3%. Kujtojmë se të dhëna të vitit 2020 nga kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin, e renditën Shqipërinë në vendin e tetë ndër 37 vende në Europë, për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian. Numri i lartë i aksidenteve në vend vjen kryesisht nga drejtimi i mjetit pa praktikat e duhura, humbja e kontrollit të mjetit, infrastruktura rrugore, mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mund të përmendin edhe mungesën e frikës ndaj ligjit.
Që prej fillimit të vitit akisidentet e rënda kanë ndodhur u kanë marrë jetën disa personave ndërsa kanë mbetur të plagosur disa të tjerë. Gazeta Express sjell më poshtë disa prej aksidenteve më të rënda që kanë tronditur opinionin publik,për të përcjellë gjithashtu mesazhin te lecxuesit tanë që të jenë më të kujdesshëm në timon duke repsketuar rregullat e qarkullimit rrugor
.
1 shkurt
3 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë nga e njëjta familje, mbetën të plagosur në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një automjet me 5 persona, anëtarë të një familje nga Kukësi, është përplasur me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin. Viktimë të aksidentit mbetën Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe Ambra Mhilli, 20 vjeçe mbetën të plagosur. Shkak i aksidentit u bë rrëshqitja e gurëve nga mali dhe parakalimi i gabuar.
6 mars
Një tjetër aksident në mars të këtij viti ktheu fejesën e dy të rinjve në një tragjedi. Përplasja e dy makinave në aksin Fushë-Krujë-Milot, pak pas mesnate, i mori jetën 5 personave. Viktimë e aksidentit mbeti çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, vetëm një ditë pasi kishin festuar fejesën. Nga përplasja e fortë e dy makinave humbi jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç. Gjithashtu edhe 34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Borizanë në Fushë-Krujë, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe, lagështira në rrugë si dhe parakalimi i gabuar.
6 maj
Një parakalim i gabuar i një të riu shqiptar, i mori jetën dy turistëve polakë në Kryebushat të Shkodrës. Waldemar Makowski, 45-vjeç, dhe Marta Makoëska 42 vjeçare, të cilët po lëviznin me motor janë përplasur me një automjet tip “Volksëagen”, me drejtues një 27 vjeçar me iniciale D.GJ. Shkak i aksidentit ka qenë drejtuesi i makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë.
9 qershor
Një tjetër aksident i rëndë ndodhi në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit, ku nga përplasja e dy automjeteve mbetën të vdekur 3 persona dhe 3 të tjerë të plagosur. Si pasojë i aksidentit humbi jetën një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, vjehrra e tij 78-vjeçare Bylyre Salaj, dhe bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj, 53 vjeç, e cila vdiq në spital. Ndërsa personat që ndodheshin në makinën tjetër mbetën të plagosur. Në mjet ndodheshin 3 anëtarë të familjes Skëndreaj, Gerti Skënderaj 43 vjeç Gladiola Meraj 31 vjeç dhe vajza e tyre 6-vjeçare.
27 qershor
Një aksident tragjik në Berat la të mbytur në Lumin Osum një 25-vjeçareje së bashku me djalin e saj 6-vjeç. E reja, Klaudia Xhaferaj sapo kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum. Aksidenti erdhi si pasojë e një parakalimi të gabuar nga e reja, e cila në tentativë për të shmangur kamionin ka devijuar, duke përfunduar në lumin Osum, pa frenuar aspak. Për gati 30 minuta qytetarët kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë nënën dhe djalin, por pa rezultat, pasi nënë e bir u nxorën nga makina pa shenja jete.
30 gusht
Rruga për kthimin nga Turqia ka rezultuar tragjike për familjen Mithi, të cilët u përplasën me tabelën në anë të rrugës në aksin Fier-Vlorë, ku për pasojë humbi jetën fëmija i tyre 6-vjeç. Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Panaja. Andi Mithi, 33-vjeç, i cili po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët, pasi ishin kthyer nga Turqia, duke drejtuar makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në timon, dhe është përplasur me tabelën në anë të rrugës. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti i rëndë një nga fëmijët, 6-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërsa drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe mbetën të plagosur.
27 nëntor
Një ditë para festave të nëntorit, një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës i mori jetën dy vajzave, si dhe la të plagosur rëndë shoferin e automjetit. Viktimë e aksidentit mbeti 26 vjeçarja, Silva Gjergji dhe Roxhesa Klironomi të cilat kanë qenë pasagjere në automjetin që drejtohej nga 26 vjeçari, Arbër Tivari. Ky i fundit u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po qarkullonte 26 vjeçari, i cili u përplas fortë me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës.
9 dhjetor
Edhe fillimi i muajt të fundit të këtj viti ishte tragjik për 50-vjeçaren Entela Bejko. Teksa po drejtonte automjetin me targa greke tip “Huyndai”, 50-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë pasi është rrokullisur disa herë, e për pasojë ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur “Qafa e Muzinës”, në Sarandë, shkak për të cilin u bë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Gjithashtu lidhur me ngjarjen u raportua se 1 orë para aksidentit tragjik, 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në llogarinë e saj në “Facebook”.
/5pyetjet.al