JiL.al - Jeto i Lumtur

Biletë 1 euro për të hyrë në Xhaminë e Et’hem Beut? Ja si qëndron e vërteta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Xhamia Et’hem Beu ne Tirane do te vizitohet pa pagese nga besimtaret dhe turistet.

Ne nje reagim publik, stafi i kesaj xhamie dhe vete autoritetet fetare tregojne se bileta e publikuar ne media nuk ben fjale per nje pagese detyruese ndaj besimtareve por as turisteve e vizitoreve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ne deklarate, sqarohet se bileta eshte vetem per ata te cilet vullnetarisht pranojne te japin ne kontrobut financiar qe do te shkoje per mirembajtjen e xhamise, por gjithcka eshte ne varesi te vullnetit personal e secilit, pa karakter detyrues.

Sqarim për besimtarët dhe opinionin publik
Në rrjetet sociale dhe në disa media po qarkullon kjo biletë, e lëshuar nga Myftinia Tiranë, përkatësisht stafi drejtues i Xhamisë Et’hem Beu.
Sqarojmë si më poshtë vijon:

1-Besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu mund ta vizitojnë atë lirisht, të kryejnë adhurime dhe të sodisin bukuritë e saj të rralla siç kanë bërë për shekuj.

2-Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush.

3-Duke qenë se kjo është një praktikë e njohur botërisht, Myftinia Tiranë ndërmori këtë nismë për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut.

4-Duke marrë përgjegjësinë për moskoordinimin, njoftimin dhe sqarimin e detajuar rreth kësaj çështjeje, hedhim poshtë çdo keqinterpretim, manipulim dhe shpifje të stisur pasditen e sotme.

Ndërkohë nisma në fjalë s’ka të bëjë aspak me besimtarët, që vinë të falen në xhami. Xhamia Et’hem Beu ka qenë gjithmonë dhe është e hapur pa pagesë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.
Me respektin maksimal,
Stafi i Xhamisë Et’hem beu

Burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top