Bledi Mane po zbulon “sekretet” e produksionit? Banori i “BBVA” tregon kush do të eleminohet dhe paralajmëron një suprizë

Jil
Jil
2 Min Read

Olta Gixhari mendoi se me nominimin e bërë ditën e shtunën, do nxirrte nga shtëpia e ‘Big Brother’ Kiarën. Mirëpo, duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë. Bledi Mane, i cili është në nominim me Luizin dhe Kiarën ka nënkuptuar se di diçka më shumë se të tjerët. Teksa po fliste me Kristin dhe Oltën la të kuptohet se do të largohet ai por do ketë një surprizë në fund. Aktorja i tha se nëse është surprizë, do të thotë se ka biletë kthimi. Por Bledi i tha që jo, ka surpriza të tjera.

Bledi: Unë do iki me përshtypjet e të përjetuarit…

Olta: Pse mendon se do ikësh nesër?

Bledi: Ka një surprizë nuk shprehem.

Olta: Do kesh biletë kthimi thua?

Olta: Ajo është surpriza e vetme.

Bledi: Jo, jo do ketë edhe të tjera.

Se cilat janë këto surpriza që di Bledi na mbetet për t’i parë. Por nga ana tjetër, duhet marrë parasysh fakti se banorët janë në lojë, e ajo ç’ka tha Bledi mund të jetë dhe manipulim.

Nëse Bledi del nesër por rikthehet sërish në një mënyrë tjetër, jo me anë të biletës së kthimit, do të thotë se ai di më shumë se të tjerët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *