Bllokimi i sistemit pas sulmit kibernetik. Si do të veprohet me gjobat e qytetarëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Bllokimi i sistemit pas sulmit kibernetik. Si do të veprohet me gjobat e

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mosfunksionimi i sistemit të brendshëm të Policisë së Shtetit, ka shkaktuar një dëm dhe në punën e Policisë Rrugore, e për pasojë kjo rëndon te qytetarët.

Me bllokimin e sistemit, nuk mund të paguhen gjobat për shkeljet e marra. Ata nuk kanë marrë informacione se si do të procedohet me pagesën e gjobës, nëse do të kryhet me kamatvonesë ose jo.

Për këtë arsye, drejtoria e përgjithshme e Policisë Rrugore me anë të një letre drejtuar drejtorit Muhamet Rrumbullakut, i kërkon informacion se si do të procedohet me këtë kategori qytetarësh, nëse do të paguhet kamatvonesë ose jo.

Me bllokimin e sistemit, policia rrugore nuk ka mundësi të verifikojë mjetet që lëvizin me targa të huaja, ndaj procedon me bllokimin e tyre.

Ndërsa gjatë ditëve të fundit, gjobat për parkime të gabuara nuk janë vendosur për shkak se efektivët e kanë të pamundur të verifikojnë targën e mjetit.

Prej disa ditësh, hakerat e financuar nga Irani sulmuan sistemin TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërsa në Tiranë ndodhen dy ekspertë amerikanë për krimet kibernetike për të vënë në funksion sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit. /abcnews

Scroll to Top