Bllokohen dy turistë francez dhe një i moshuar në Kanionin e Langaricës, ndërhyn policia

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy turistë francezë dhe një i moshuar janë shpëtuar nga policia, pasi ata kishin mbetur të bllokuar në Kanionin e Langaricës në Përmet.

Policia sqaron se ata kishin mbetur të bllokuar në kanionin për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e shiut.

Njoftimi:

Më datë 11.08.2022, rreth orës 16:15, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se dy turistë francezë, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e subjektit privat “Vjosa Explorer”, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.

Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një shtetasi të moshuar, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë.

Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e “Vjosa Explorer”, i kanë nxjerrë 2 turistët dhe shtetasin e moshuar nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

DVP Gjirokastër falënderon subjektin privat “Vjosa Explorer”, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për ndërhyrjen në zonën ku kishin mbetur të bllokuar turistët e huaj, si dhe fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *