“Boll më…”/ Shpërthen keq Erion Braçe drejt ministres: Paratë u ndanë!

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deputeti i PS, Erion Braçe ka shpërthyer i revoltuar pasi ka dalë nga Komisioni i Ekonomisë.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se paratë u ndanë dhe se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.

“A nuk kishte 1 miliardë lekë për bujqësinë? Prandaj them unë që nuk ia vlen më”, dëgjohet ai të thotë në videon e ndarë në Facebook.

A është ky një paralajmërim i Braçes për lënien e mandatit?!

Reagimi i plotë i Erion Braçe:

DOLA NGA KOMISIONI I EKONOMISE, SAPO!

PARATE U NDANE:

30 miliardë U SHPERNDANË,

BUJQESISE JU DHANE VETEM 200 MILION LEKE!

VETEM KAQ!

Prej dy muajsh kam kerkuar me ngulm 1 MILIARDE LEKE per dy zera te skemes mbeshtetese:

NAFTEN FALAS PER BUJQIT

TUFEN BAZE TE MATRIKULLUAR.

Mendova te paguanim plotesisht 1/3 e FAMILJEVE BUJQESORE QE NUK KANE MARRE NAFTEN ENDE;

2000 I KAM VEC UNE NE DIVJAKE E LUSHNJE.

Mendova te paguanim plotesisht 3400 FAMILJE BLEGTORALE qe edhe pse kane plotesuar kushtet, NUK KANE MARRE ENDE PARATE!

Pra, kerkoj prej muaj vetem 1/30 e parave qe u shperndane sot!

JOOOOOOOOOOOO!

JOOOOOOOOOOOOOOOO!

Per NAFTEN nuk do kete me para-pas ketij akti; per tufen baze te matrikulluar do kete vetem 200 milion per vetem 1000 familje blegtorale nga 3400 qe kane mbetur pa paguar. Kaq!

PO MESOJ QE MINISTRIA E BUJQESISE KA VENDOSUR KESHTU!

Argumenti: jane populizem e propozime per te rritur popullaritetin e nje njeriu; e degjova me ze e sy me sy sot!

Bujqit jane te fundit kur ndahen parate e buxhetit, fakti eshte ky!

Kur ata jane te fundit, une skam pse te jem i pari.

Boll me! As qe ja vlen me!

VO: popullariteti? Me pelqen me mire pa popullaritet! Por nje gje po ua them ama: Tershera nuk eshte kurre Grure, pavaresisht ngjyres!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *