Bora Zemani vite më parë luajti në serialin që u bë i famshëm për shkak të Arta Nitajt (FOTO)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani e cila kohët e fundit është personazhi më i përfolur në mediat rozë, dikur kishte luajtur në serialin “O sa mirë”, që u bë i famshëm për shkak të modeles Arta Nitaj.

Shumë shikues përcollën serialin për shkak të paraqitjes së Nitajt, e cila e kishte rolin e Xhesikës.

Modelja Arta Nitaj vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe sot. Që nga pjesëmarrja e saj si aktore në serialin vendor “O sa mirë”, bukuroshja tërhoqi vëmendje dhe ajo këtë e ka shfrytëzuar për të rritur dhe më shumë famën e saj.

Tashmë me mbi 300 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, 26-vjeçarja sjell vazhdimit imazhe të ndryshme nga përditshmëria. Kujtojmë se Arta së fundmi mori pjesë në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, prej ku u diskualifikua

Ndërsa, Bora Zemani në vitin 2016 mori pjesë në një nga episodet e serialit komik “O Sa Mirë”.

Bora Zemani vite më parë luajti në serialin që u bë i

Në episodin e 78-të të këtij seriali, ajo ishte si e ftuar e veçantë për të takuar nga afër studentët e kolegjit dhe për të zgjedhur një prej tyre për një spot reklamues.

Në foto-galerinë e mëposhtme, mund të shihni momente nga paraqitjet e Artës dhe Borës në serialin “O sa mirë”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *