Bordi i Transparencës do të shkrihet?/ Ja çfarë do të ndodhë në mbledhjen e ardhshme, një VKM…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bordi i transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve pritet të shkrihet shumë shpejt.

Mësohet se Bordi i Transparencës në mbledhjen e ardhshme mund të vendosë shkrirjen e vet, pasi kjo lejohet dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave, i marrë në momentin e krijimit të këtij bordi.

“Parashikimet e këtij kreu zbatohen për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë. 2. Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”, thuhet në VKM.

Ditën e djeshme, ministrja Belinda Balluku deklaroi se një vendim i tillë do të ishte i mirëpritur, por nuk është në kompetencat e saj pasi i përket Ministrisë së Financave.

“Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”,-tha ministrja./shqiptarja

Scroll to Top