“Bum” arrestimesh ne Tirane, ne pranga 11 shtetas…

Jil
Jil
3 Min Read

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. D., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit O. M., 27 vjeç, E. D., 22 vjeç, A. Gj, 20 vjeç, D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë. Këta shetas, në Shkozë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. S., 44 vjeç.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– H. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin A. Sh., 21 vjeç;

– A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Y. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

– E. I., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

– K. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.…lajmifundit.al/

jetoilumtur.al

Më Të Lexuarat

Rënie drastike temperaturash, meteorologu zbulon ditën kur moti merr kthesën e madhe

Zhdukja e Martinajt dhe masakra e Fushë-Krujës/ Zbardhen detaje të reja për shoqërimin…

Gruaja qëllon me thikë bashkëshortin në Durrë

Hakerat nuk ndalen, nxjerrin policët e gjithë Shqipërisë me emra, foto dhe ID

Spanjë, shkatërrohet banda që trafikonte shqiptarët në Angli për 3-15 mijë…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *