Burg për dy vëllezërit që vranë Indrit Ndojn në Fushë-Krujë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Sajmir dhe Landi Mirin, dy vëllezërit që vranë Indrit Ndojn në Fushë Krujë ditë më parë.

Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë.

Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten, 21 tetor,  ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.


Vëllezërit  Miri u arrestuan nga policia të shtunë, 22 tetor.

Sipas ekspertizës 34-vjeçari fatkeq është qëlluar nga autorët me kaçavidë. Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *