Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“…200 milionë euro para taksapaguesish i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.” Kjo ishte fjalia e thënë nga ish-kryeministri Sali Berisha që bëri që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së të reagonte.
Ndërsa Taulant Balla fliste nga vendi duke e kritikuar Berishën për gjuhën e folur, ky i fundit i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndërhyjë. Gjatë debatit Berisha-Balla nuk munguan as gjuha fyese si dhe goditjet e tavolinës.
Lidhur me këtë situatë një reagim ka ardhur edhe nga ministrja Balluku, e cila tha se qeveria flet për energjinë dhe jo për dëshirat seksuale.
“Burrë plak që flet për orgjinë. Ne do përqendrohemi tek energjia jo tek dëshirat tuaja seksuale. Ne këtu kemi pasur një aplikim për një park Eulik. Investitorët kanë lidhur kontrata. Sot në Karavasta është parku 140 megavator. Ne bëjmë gara ndërkombëtare.” tha Balluku.
Pas akuzave të Sali Berishës ndaj qeverisë për vjedhjen e Energjisë, një përgjigje për të ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila tha se Berisha ka lënë një plagë të pashëruar në këtë sistem.
Sipas saj opozita ka shumë mëkate për të larë, dhe shumë mëkate korrupsioni që e kanë rrënuar këtë sistem. Ajo ka përmendur shitjen e TEC të Fierit ndërsa shton se u shit edhe Ulëza, Shkopeti dhe Bistrica.
“Në 2012 po ky i bënte thirrje Cez na hapni dritat dhe çlironi ujësjellësat se kompania fiku dritat. Këta jeni ju. Këtë kontroll kishit ju mbi sistemin elektroenergjitik shqiptar. Në 2011 u firmos projekti i TAP. Qeveria juaj për arsye të pa kuptuar shiti për skrap termocentralin e Fierit. Pa arsye publike. E shitët për skrap. TEC i Fierit do na sillte llogaritë ndryshe. Po shitja e hidrocentraleve. Shkopetin, Ulzën dy Bistricat. I shitët.” tha Spiropali.