Policia tha sot se Amarildo Shabani, 33-vjeç ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi mori peng bashkëshorten e tij si dhe e dhunoi fizikisht.
Mësohet se 33-vjeçari e kishte marrë me forcë gruan nga vendi ku punonte dhe e çoi në një lokal pa dëshirën e saj, pas kësaj e ka rrahur.
Bashkëshortja e Amarildo Shabanit ishte e punësuar në një farmaci në rrugën “Qazim Vathi” në kryeqytet.
33-vjeçari pasi ka shkuar e ka marrë me forcë nga farmacia i ka kërkuar që të riktheheshin bashkë dhe ta falte.
Por, sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë dhe kjo ishte arsyeja pse e dhunonte duke qenë se donte ta mbante në shtëpi.
Shabani akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.