– Ka vetëm tri gjëra që mund t’i bësh një gruaje. Mund ta duash atë, mund të vuash për të, ose mund ta kthesh në letërsi.
– Henry Mille
Unë dua ta bëj atë sepse kam dëshirë ta bëj. Gratë duhet të provojnë të bëjnë gjëra, ashtu siç kanë provuar dhe burrat. Dhe kur ato të dështojnë, ky dështim duhet të jetë thjesht një sfidë për të tjerët.
-Amelia Earhart
Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.
– Oscar Wilde
Gruaja ime e parë vdiq nga kërpudhat helmuese. Gruaja ime e dytë vdiq po ashtu nga kërpudhat helmuese. Gruan time të tretë e mbyta se nuk i hante kërpudhat helmuese.
-Henry VIII
– Mashkulli propozon, kurse femra zgjedh.
– Søren Kierkegaard
Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi.
– Samuel Johnson
Do të kishim një botë më të bukur nëse gratë, gjysma e botës, do të lejoheshin të zhvillonin talentet e tyre. Nuk është punë më të miri, gruaja apo burri. Kanë ndryshime, por ato nuk do të thonë se njëri është më lart se tjetri, ndryshimet janë tërheqja mes tyre.
–Osho
Jeto I Lumtur