JiL.al - Jeto i Lumtur

Burri i pastrueses që akuzohet si hajdute: Sot kam qenë gjithë ditën me Ulsi Manjën, me premtoi që do më lironte djalin, gruan ta çojë përtej Stambollit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi, e cila është vënë në pranga bashkë me djalin pasi akuzohet se ka vjedhur mbi 120 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Në një rrëfim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Spartak Dobi shprehet me lot në sy se ai nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja. Ai shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë dhe se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij, Havier.

“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic,”- thotë Spartak Dobi.

Më tej ai vazhdon se sot e ka kaluar ditën me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në një rrëfim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Dobi shprehet se Manja i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.

Ai pretendon se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe se gjithçka që ka bërë ia ka mësuar e ëma, ndërsa për gruan thotë se duhet të dënohet.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën,”- tha ai.

Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir noa.al

Scroll to Top