JiL.al - Jeto i Lumtur

“Burri iku për gjynah, asnjë fëmijë si erdhi te koka” 84-vjeçarja mes lotëve: U vranë për tokën 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zonja Vide, 84 vjeçe dhe nënë e 9 fëmijëve ka  mbetur krejt e vetme. Asnjë nga fëmijët e  saj nuk e kujdeset për të pasi mes tyre kanë lindur konfliktet e pronësisë. Ajo thirri këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare” vajzën e saj, e cila i kishte premtuar se do të kujdesej për të por së fundmi sipas zonjës Vide e ka nxjerrë në rrugë.

Situata u tensionua tepër mes Majlindës dhe nënës së saj e në një moment e përlotur zonja Vide tregon se asnjë nga fëmijët nuk ishte te koka e babait, kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë. Edhe pse familja e tyre mori shumë tokë nga ligji për ndarjen e pronësisë, konfliktet nuk kanë munguar mes vëllezërve dhe motrave

Ardit Gjebrea: Më trego pak dhe më fal!

Zonja  Vide: S’ka gjë. Fëmija im je.

Ardit Gjebrea: Të kërkoj falje për të gjithë ata që ndoshta nuk të kanë kërkuar falje deri më sot. Pse nuk je më në shtëpinë që ke qenë? Çfarë ka ndodhur me shtëpinë tënde Vide?

Zonja  Vide: Çfarë të them unë e shkreta?

Ardit Gjebrea: Ulu qetësohu! Më thuaj! Çfarë ka ndodhur me shtëpinë tënde? Ti e ke bashkëshortin?

Zonja  Vide: Jo, ka dy vjet që ka vdekur.

Ardit Gjebrea: Deri sa ishte bashkëshorti shkonte çdo gjë në rregull?

Zonja  Vide: Jo nuk shkonte. Kemi kohë.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë kishte që nuk shkonte?

Zonja  Vide: U vranë u prenë.

Ardit Gjebrea: U vranë u prenë me kë?

Majlinda: Prandaj ja hapa derën e shtëpisë, të ma di për nder.

Ardit Gjebrea: U vranë e u prenë fëmijët?

Zonja  Vide: Me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Me njëri-tjetrin? Po për çfarë, për pronat?

Zonja  Vide: Po, për pronat.

Ardit Gjebrea: Po edhe ju nuk e sistemuat dot as ti as bashkëshorti?

Zonja  Vide: Jo nuk i sistemuam dot. Ashtu iku. Për gjynah iku. Unë e shikoja. Asnjë fëmijë nuk i erdhi te koka.

Ardit Gjebrea: Asnjë fëmijë nuk i erdhi?!

Zonja  Vide: Asnjë fëmijë! Ti thoshte ça bëre baba.

Majlinda: Mos ta kam unë fajin mama, që nuk erdhi  asnjë fëmijë te koka e  babait që ti jepte një pikë uji. Janë djemtë e tua ata, ata që ti do aq shumë.

Ardit Gjebrea: Majlinda më fal pak, lëre ta dëgjojnë edhe vëllezërit dhe motrat e tua se çfarë ka nëna, është më  mirë ta dëgjojnë  nga ajo.

Zonja  Vide: Nënë si unë nuk gjejnë dot këta dhe baba që patën këta nuk e gjejnë dot. Ishte shumë punëtor, ishte shumë i zgjuar, ishte shumë zemërgjerë që edhe kur vdiq u ngrit një Myzeqe e tërë që e varrosi. Nuk pyetën as për covid.

Ardit Gjebrea: Dhe vetëm fëmijët nuk erdhën.

Zonja  Vide: Erdhën në varrim, por erdhën pa nder. Të  mos i flasësh babait. Që ata kishin një baba që nuk e kishte njeri.

Ardit Gjebrea: Po cili ishte problemi që nuk i flisnin babait?

Zonja  Vide: Problemi i tokës, u vranë për tokën.

Ardit Gjebrea: Kishit shumë tokë?

Zonja  Vide: Po kishim shumë tokë se i kishim të gjithë fëmijët aty kur u nda toka.

Eni Çobani: Flasim për një tokë të konsiderueshme, këta njerëz kanë 34.000 metra katrorë tokë. Kjo familja ka 34.000.

Ardit Gjebrea: E kush  i ka sot?

Eni Çobani: Janë akoma në konfuzitet të jashtëzakonshëm, i cili nuk  vjen vetëm nga familja, por edhe nga pushteti lokal atje./tvklan.al

Scroll to Top