Butrint Imeri bën sërish një premtim që “të gjithë e presim” dhe lidhet me të shtunën e BBV

Jil
Jil
2 Min Read

Një surprizë e madhe u paralajmërua për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, në Prime-in e së martës në “Big Brother Vip Albania.”

Dhe në fakt kështu ndodhi! Luiz Ejlli e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes dhe i dedikoi një këngë romantike.

Por, nuk mund të mohojmë se thuajse të gjithë ne fillimisht menduam se Kiara mund të merrte një surprizë nga ish-i i saj, këngëtari Butrint Imeri.

Dhe kjo jo pa shkak, pasi ka qenë vetë Butrinti ai i cili paralajmëroi disa ditë para Prime-it një “surprizë” për të gjithë.

Ndonëse ishte vetë ai që provokoi gjatë gjithë kohës me poste, së fundmi këngëtari ka “ironizuar” të gjithë gojët e liga sipas tij. “Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti,”-ka shkruar ai krahas një fotoje të tij duke u argëtuar në Francë.

Jo vetëm kaq! Butrinti ka “vazhduar programin” e tij duke u shprehur se këtë të shtunë do të vijë befasia që sipas tij kanë kërkuar shumë. 

“Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”

E shtuna përkon me spektaklin e “Big Brother Vip”, por burime për median rozë bëjnë me dije se Butrinti do të publikoj këngën e tij më të re dhe nuk ka lidhje me realityshow-n dhe as me ish të dashurën e tij Kiara Tito që është pjesë e spektaklit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *