Konspiracionisti Alfred Cako thotë se koha ka treguar se ai ka pasur të drejtë për të gjitha gjërat që ka thënë. Dyshimet për ato që thoshte dhe thotë e pranon se kanë qenë dhe vijojnë të jenë ekzistente.
Madje Cako tregoi dhe një bisedë që ka realizuar me moderatorin Arian Çani ku ky i fundit i kishte premtuar se do të merrte pjesë në protesta nëse do ti dilnin fjalët por më vonë nuk e bëri një gjë të tillë.
“Njerëzit unë i ndaj në 4 kategori janë të ndriçrit dhe të shkolluarit, të ndriçuarit jo të shkolluar mirë, të shkolluarit mirë dhe të pandriçuar dhe grupi i katërt janë të pashkolluarit të pandriçuarit, këta janë 95% të njerëzve që bëjnë komente negative. Koha tregoi që unë për të gjitha kisha të drejtë.
Thashë që maska do të bëhet me detyrim, thash që nuk do të lejohen të dalin njerëzit nga shtëpia për periudha të ndryshme. Kur i thoja unë këto kishte dhe gazetarë që nuk më besonin.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Për shembull Arian Çani kur unë i nxora njerëzit në protestë më tha se nëse do të ndodhi këta që thua ti do të vij të dal me ty në protestë. Dhe kur i thash hë tani që ndodhën do të vish? Tha do të vij por nuk erdhi.
Do trimëri të madhe kjo punë do kurajo. Jo të gjithë njerëzit e kanë këtë lloj fuqie për të realizuar këto objektiva. Kemi pasur ofendime por dhe falënderime të mëdha.”, tregoi Cako në OraNews.