JiL.al - Jeto i Lumtur

Call center’ droge në Shqipëri, droga porositej nëpërmjet telefonatave…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një bos droge me origjinë shqiptare është vënë në prangat e Antimafias italiane. Autoritetet e konsiderojnë delikat hetimin, ndërsa bëhet fjalë për një rrjet të konsoliduar të trafikut të drogave të forta mes Shqipërisë dhe Italisë. Grupi vepronte si ‘call center’ me qendër në Shqipëri, dhe droga porositej e shitej përmes telefonatave.

Nga SYRI TV

Antimafia italiane ka zbardhur aktivitetin kriminal të një shqiptari që konsiderohet si bos droge, me veprimtari në Perugia. Autoritetet e vendit fqinj e konsiderojnë hetimin si mjaft delikat dhe për këtë arsye nuk e zbulojnë emrin e shqiptarit.

Ndërkohë ai ka përfunduar në pranga me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe shkelje të ligjit të emigracionit, pasi ndaj tij në të shkuarën ishte lëshuar urdhri i dëbimit nga territori italian. Hetimet zbuluan se ai drejtonte një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike e kryesisht kokainë, mes Shqipërisë e rajonit të Umbrias përtej Adriatikut.

Baza e trafikut ishte në Shqipëri, ndërsa veprohej si një call center ku përmes telefonave e mesazheve siguronin klientët dhe sasinë e kërkuar, më pas droga transportohej e trafikohej në Itali. Hetimi i cili zgjati rreth tetë muaj dokumentoi se shqiptari fitonte të paktën 10 mijë euro në muaj nga trafiku.

Ai zotëronte shtëpi dhe apartamente që i vinte në dispozicion të korrierëve të drogës. Pjesa më e madhe e korrierëve që përdoreshin, ishin shtetas shqiptarë që hynin në Itali përmes vizës turistike me të drejtë qëndrimin 90 ditor.

Duke iu referuar këtij rasti, mediat italiane shkruajnë se ky fenomen është i përsëritur ku trafikantët shqiptarë bëjnë jetë të shtrenjtë, posedojnë banesa e apartamente në pronësi, makina luksoze, të gjitha të siguruara nga trafiku i drogës.

Giuseppe Petrazzini, prokurori që udhëhoqi hetimet, deklaroi se ky operacion zbardhi një trafik ndërkufitar droge mes Italisë e Shqipërisë...jetoilumtu.al/

Burimi © SYRI.net

Scroll to Top