Call-centera për shpërndarje droge Shqipëri-Itali, çfarë zbuluan prokurorët

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Hetimet e Prokurorisë së Peruxhias kanë arritur të zbulojnë një rrjet trafiku të madh, i cili operonte nga Shqipëria në Itali.

Pas operacionit të policisë Italiane ra në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet si pjesëmarrës në “shoqatën transnacionale që synon trafikun e paligjshëm të drogës”.

Hetimet e kryera nga prokuroria italiane zbuluan se trafiku i drogës kryhej në formën e call-centerave, ku porositë bëheshin në Shqipëri, dhe shpërndartja ëm aps në Itali.

Sipas hetuesve, tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”, ndërsa më pas largoheshin për të qëndruar me muaj në vendin e origjinës.

“Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal, me vendndodhje në Shqipëri, i cili më pas ia komunikonte porosinë shpërndarësve të ndryshëm që mund të kishte të pranishëm më  afër klientit në Itali. Në rastin konkret shpërndarësi i kokainës kishte një apartament dhe një automjet, ndërsa qarkullimi i lëndës narkotike përllogaritet në rreth 10 mijë euro në muaj”, sqarojnë agjentët e Antimafias së Peruxhias.

Sipas dosjes së gjykatës, rezulton se “kontrolli i shtëpisë pas arrestimit të shtetasit shqiptar bëri të mundur gjetjen e disa dozave të paketuara të kokainës, një peshore preçize dhe rreth 6000 euro para cash të fshehura”.

Për më tepër, i arrestuari u konstatua se ishte dëbuar dy herë më parë nga territori i shtetit italian. Për këtë arsye, shqiptari u arrestua edhe për posedim droge dhe shkelje të ligjit të konsoliduar për emigracionin dhe u burgos në Perugia-Capanne./ABC

..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *