JiL.al - Jeto i Lumtur

Capital T pranon se është tradhtuar: Nderi më i madh që më ka bërë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, përballë gazetares Mira Kazhani, Capital T ka folur si rrallëherë për gjëra private që jo shpesh i rrëfen në ekran. Ai njihet si një natyrë e rezervuar dhe përmes kësaj interviste na zbuloi pak më shumë për atë anë të tij që nuk e njohim.

I pyetur nëse ka tradhtuar, Capital T u shpreh:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një bisede, një flirtimi, ose diçka e tillë, që prapë e konsideroj tradhti. Por s’kam tradhtuar asnjëherë në atë sens, sepse s’kam qenë asnjëherë shumë shumë i lidhur.”

Ndërsa pyetjes nëse e kanë tradhtuar ai iu përgjigj me “po”, por e quajti këtë gjë nderin më të madh që i ka bërë personi në fjalë.

“Po, absolutisht që po! Por që ka qenë, ndoshta, nderi më i madh që më ka bërë në jetë. Kjo më ka bërë edhe më mirë, më ka bërë të kuptoj edhe më shumë gjëra. Ka qenë një periudhë reflektuese për mua,” -është shprehur ai.

Sa i përket jetës sentimentale, sërish ai nuk preferoi të japë detaje duke theksuar se është një pjesë që nuk preferon ta diskutojë publikisht.

www.jetoilumtur.al

Scroll to Top