Çekët në bazën e Poliçanit, ja çfarë iu gjeti policia

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Poliçanit ka reaguar  rreth ngjarjes ne uzinën e armëve në Poliçan.

Sipas policisë  në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gratë çeke,  shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik.

Ndërsa  në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur dy shtetas të tjerë çekë.

Poliçan/Informacion paraprak

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *