Me futjen në “Big Brother Vip” dhe veçanërisht me marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin brenda formatit, Kiara Tito u bë një nga emrat më të përfolur të momentit. Mirëpo me kaq shumë vëmendje vijnë edhe kritika apo komente negative në rrjet dhe çdo lëvizje shikohet në detaj.
Megjithëse fansat e Kiarës u shtuan me nisjen e romancës së saj me Luizin, së fundmi po shtohen edhe kritikat. Një ‘lumë’ kritikash ka nisur që disa ditë më parë, ku “Vëllai i Madh” zhvilloi një lojë me banorët, të cilët duhet t’ju përgjigjeshin pyetjeve rreth dashurisë dhe eksperiencave të tyre të mëparshme. Fakti që Kiara u përgjigj dhe foli relativisht gjatë për lidhjen e dashurinë e saj të parë (Butrint Imeri), ndërsa Luizi u tregua më i rezervuar, nuk i pëlqeu ndjekësve, të cilët vërshuan me komente.
Së fundmi, ndjekësit e “BB VIP” po vijojnë të komentojnë negativsht sjelljen e Kiarës ndaj Luizit. Çifti nuk po kalon ditët e tyre më të mira dhe Kiara është parë më e ftohtë në marrëdhënien e tyre. Ndjekësit detajistë po kontrollojnë çdo lëvizje të Kiarës dhe së fundmi po bëhet viral një moment i saj, në lojën e ditës së djeshme.
“BBV” nisi një lojë me dy të preferuarit, Luizin dhe Oltën, të cilët duhet të zgjidhnin anëtarët e grupit të tyre, për të qëndruar të lidhur së bashku në një litar dhe fituesi do të kishte një avantazh. Luizi nuk e zgjodhi Kiarën në grupin e tij dhe moderatorja ishte në grup me Oltën. Loja nuk zgjati shumë, pasi u prish nga Ermiona dhe fituese u shpall Olta. Por, vëmendje mori fakti që Kiara “e paditi” Luizin te Olta duke i thënë se ai i kishte kërkuar që të kalonte në grupin e aktores dhe ta nxirrte atë fitues. Aktorja e cilësoi këtë padrejtësi, pasi tha se “Luizi luajti pisët, u tregua i pabesë, pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit që të mos tregonin”.
Një tjetër moment që po bëhet viral, është kur Luizi është i mërzitur dhe i shpreh Kiarës se është “mërzitur për nënën e tij”, ndërsa reagimi i moderatores nuk është ai që pritej nga fansat. Kiara i thotë Luizit që “nuk mërzitet” nga kjo, pasi ai e pyeti nëse mërzitet, teksa vijoji të hajë ushqimin.
Momenti i radhës i çiftit është ai mbrëmshmi ku Kiara nuk e lejoi Luizin të shtrihet në të njëjtin krevat me të. Tensioni vijoi sot në mëngjes, ku Kiara u zgjua dhe nuk e përshëndeti as me “mirmëngjesi” Luizin. Në një sqarim më vonë, Kiara u shpreh e mërzitur sepse Luizi “iku” kur ajo “nuk ishte në terezi.”
Këto dhe momente të tjera po komentohen në rrjet, ku Kiara është në fokus të kritikave. Megjithatë, fansat janë të ndarë: Disa e shikojnë sjelljen e moderatores si diçka që tregon se ajo nuk e do Luizin, ndërsa të tjerë mendojnë se Kiara po ndikohet nga produksioni. Megjithatë, pavarësisht diskutimeve dhe momenteve jo të mira, çifti kanë dhuruar edhe momente romantike në shtëpi.