WhatsApp planifikon të shtojë një veçori të re në versionin e saj desktop, i cili do t’i ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë bisedat e tyre me lehtësi.
WABetaInfo ka zbuluar se WhatsApp është duke përgatitur një opsion të ri “Select Chats” për versionin e tij desktop/web të aplikacionit.
Me këtë veçori, përdoruesit do ta kenë më të lehtë të zgjedhin disa biseda njëherësh për t’i shënuar si të lexuara ose të palexuara. Gjithashtu, funksioni do t’i lejojë përdoruesit të heshtin disa biseda në të njëjtën kohë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Funksioni është aktualisht në fazën e testimit dhe nuk ka informacion se kur do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
Përveç kësaj, shërbimi, i cili është në pronësi të Metës, duhet të prezantojë mundësinë e raportimit të statusit të përditësimit brenda versionit desktop, nëse ndahet diçka e dyshimtë ose e pakëndshme.
Në fillim të kësaj jave, mësuam se WhatsApp do të ndalojë së punuari në disa telefona pas 31 dhjetorit, dhe këtu është një listë e atyre pajisjeve.