Çfarë do të bëja nëse do të isha qoftë dhe një çast më shumë në krye të Policisë së Shtetit? Gledis Nano thyen heshtjen

Jil
Jil
1 Min Read

Tiranë- Gledis Nano, është ish-drejtori i policisë së shtetit që erdhi me bujë dhe u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë.

Në momentin e betimit, një nga fjalitë e tij ishte “Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere, por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit”.

“Kur isha fëmijë, ëndërroja dhe përpiqesha t’i përngjaja personazheve të filmave aksion apo komisarëve të policisë, të cilën në çdo moment përballeshin me rrezikun, me qëllim për t’i sjellë paqe dhe qëndrueshmëri shoqërisë. E ndoqa këtë ëndërr, duke marrë parasysh çdo sakrilegj e përkushtim, deri sa një ditë u shndërrova në njërin prej këtyre personazheve dhe kështu, të jetoja ëndrrën që thurra dikur, fshehtas në imagjinatën time.

Nëse do të rrija një çast apo një ditë më tepër në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e di fare mirë, që ai njeri apo ai grup individësh që shkelin ligjin apo abuzojnë me të drejtën dhe lirinë e dikujt tjetër, do të përjetonin një çast apo një ditë më tepër, peshën e pasigurisë. Dhe kështu do të vijonte dhe vetëm kështu mund të ishte…,” thotë Nano.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *