Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Gabimet janë njerëzore”, kjo është fjalia e cila thuhet në shumicën e rasteve, pasi ndodhin gabimet. Sidoqoftë bërja e gabimeve në punë është çështje më serioze, sepse mund t’i rrezikojë marrëdhëniet me klientët, të nxis ndonjë problem, madje edhe ta rrezikojë sigurinë e shëndetit të njerëzve. Pas këtyre gabimeve nganjëherë nuk mjafton vetëm ta ndreqni atë gabim dhe të vazhdoni tutje. Kur bëni gabime në punë, karriera juaj mund të varet nga ajo që do të bëni më tej.
Pranoni gabimet
Menjëherë pasi që ta vëreni se diçka nuk shkoi si duhet, tregoni shefit tuaj! I vetmi përjashtim është kur keni bërë një gabim të vogël dhe nuk do ta dëmtoni askënd, kështu që mund ta rregulloni atë gabim pa e vërejtur askush. Në një rast tjetër mos tentoni që t’i fshihni gabimet. Nëse e bëni këtë gabimi juaj do të shkojë duke u rritur dhe të tjerët do t’ju akuzojnë për mbulim. Përballja me dështimin do të shfaq profesionalizëm.
Prezantoni te shefi një plan për rregullimin e gabimit
Kur shkoni te shefi do t’ju duhet që ta shpalosni një plan problem-zgjidhës. Siguroni atë që jeni duke punuar për zgjidhjen! Bëhuni të qartë se çfarë po mendoni të bëni dhe cilat do të jenë rezultatet! Tregoni gjithashtu shefit se sa kohë do të marrë zgjidhja si dhe sa do të kushtojë. Po ashtu, bëni edhe një plan B gati, në rast se shefi nuk e pranon të parin!
Mos e leni fajin te dikush tjetër
Në një mjedis ku ka punë ekipore mundësia që edhe punonjësit e tjerë të jenë përgjegjës për gabimin është shumë e madhe. Ka njerëz që e kanë shprehi të thonë se nuk ishte faji i tyre. Nuk do t’ju ndihmojë ta drejtoni gishtin te të tjerët edhe nëse edhe ata janë pjesëmarrës në atë dështim. Në fund, secili punonjës do të jetë në gjendje të kontribuojë në përmirësimin e pjesës së tij/saj.
Kërkoni falje, por mos e dëmtoni veten
Ka dallim të madh në mes të marrjes së përgjegjësisë dhe dëmtimit të vetes. Pranoni gabimin, por mos i bëni keq vetes, e sidomos në publik, sepse nëse e tërhiqni vëmendjen te gabimi juaj, atëherë ajo do të mbetet në mendje të njerëzve. Nëse mburreni sesi do t’i rregulloni gjërat, atëherë kjo jo vetëm që do t’i bëjë të tjerët të mendojnë nëse vërtet keni bërë ndonjë gabim, por do t’i bëjë të mendojnë që mbase nuk po brengoseni edhe aq për gabimin.
Nëse është e mundur, korrigjoni gabimet në kohën tuaj
Shkoni në punë herët, qëndroni vonë dhe kaloni orën e drekës në tryezën tuaj për aq kohë sa duhet për të korrigjuar gabimin tuaj! Merrni lejen e shefit tuaj nëse duhet të punoni me orë më të gjata!