JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë kuptimi kanë emrat e banorëve të BBV: Kiara, Luiz,Efi, Stresi, Armaldo, Gresa e tjerët…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kohëve të fundit falë protagonistëve të show “Big Brother” kemi pasur rastin të familjarizohemi me emra që ndoshta më parë kanë qenë të panjohur për ne.

Emri Kiara, këto muajt e fundit si shkak i pjesëmarrjes së moderators Kiara Tito në Big Brother është lakuar shumë në publik, shkruan Insajderi.

Kiara Tito
Ky emër do të thotë “Grua e qartë, e vëmendëshme, miqësore, kreative”.

Shoqja e Kiarës në lojë, Efi ka po ashtu një emër të rrallë në hapësirat shqipfolëse.

Efi Dhedhes
Emri i saj i plotë është Efigjenia, që është emri i një perendeshe greke.

Luiz Ejlli

Luiz, është emër me origjinë gjermane dhe mund të përkthehet si “I ndriquari i betejës”.

Armaldo- Maestro

Shumë pak e njohin me emrin e tij të vërtetë, ai më shumë është i njohur me nofkën Maestro.
Armaldo do të thotë, temperament, i lumturë, aktiv, i paqëndrueshëm, modern, që duket se përshkruajnë edhe tiparet e personalitetit të tij.

Amos Muji Zaharia

Amos, që në hebraisht do të thotë “Krye”, ka qenë gjithashtu emri i njërit nga 12 profetëve në Testamenti e Vjetër.

Dea Mishel

Mishel, është emër me origjinë nga gjuha hebraike dhe ka kuptimin “të barabartë me Zotin”, “si Zoti”.

Stresi

Edhe pse ka një emër mjaftë të veçantë, Arkimed Lushaj është i njohur për publikun me nofkën Stresi.

Emri i tij është i “përtrirë” nga ai i fizikantit dhe inxhinierit grekë, i njohur si Arkimedi i Sirakuzës.

Vedat Bajrami dhe Mbresa- Big Brother VIP Kosova
Emri Vedat, ka kuptimin, bujarë, serioz, i lumtur, i vëmendshëm.

Mbresa, do të thotë, gjurmë e diçkaje në trup ose ndërgjegje.

Artan Thaçi dhe Arta Selimi në Big Brother VIP Kosova

Artan, është emri i djalit të humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Ky emër është përdorur edhe nga të parët tanë, ilirët, variant femëror i të cilit është Arta.

Gresa

Ndoshta, mund të ju duket e pabesueshme, por emri Gresa ka kuptimin rrushë i egër, rrushë i papjekur.

Scroll to Top