JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë ndodhi? Sllovenia përjeton fatkeqësinë më të madhe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një stuhi e re, më e fortë ka goditur Slloveninë, ajo po lëviz drejt juglindjes së vendit dhe aktualisht është mbi kënetat e Lubjanës, në jug të kryeqytetit. Stuhia shoqërohet me rrebeshe të dendura, janë të mundshme erëra të forta dhe breshëri, njoftoi agjencia sllovene e mjedisit ARSO.

“Një stuhi e re më e fortë goditi Slloveninë, ajo filloi nga Gornji Poso?je dhe arriti në kodrat Poljanska dolina, ?ir dhe Polhograj. Një stuhi me rrebeshe më të forta gjatë së cilës janë të mundshme erëra dhe breshëri më të forta po lëviz drejt juglindjes”, shkruan ARSO.

Qendra e Komunikacionit dhe Informimit për Rrugët Shtetërore ka thënë se për shkak të stuhive të forta dhe breshërit, drejtuesve të mjeteve nuk u rekomandohet të lëvizin në relacionin Brezovicë – Vërhnika.

Sipas pamjeve të radarëve, një stuhi e re po vjen nga drejtimi i Bovšek, duke lëvizur në juglindje.

Dëmet e shkaktuara nga më shumë se 36 orë shira të dendur në Slloveni do të kalojnë 500 milionë euro, tha sot kryeministri, Robert Golob, transmeton Slovenia Times.

Duke folur me gazetarët pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare u informua mbi situatën më 5 gusht, Golob tha se dy të tretat e vendit u prekën nga fatkeqësia më e keqe natyrore që ka goditur vendin në 30 e më shumë vjet.

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni.

Scroll to Top