Çfarë ndodhi? Banorja e “Big Brother VIP” përfundon në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Juliana Nura është një banore e “Big Brother VIP Kosova” mjaft luftarake dhe konkurrente e fortë e cila është përfshirë në shumë debate me Stresin e banorët e tjerë.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme Juliana ka patur një shqetësim shëndetësor, që ka shqetësuar stafin e programit.

Ajo u shoqërua me urgjencë në spital nga gjithë stafi, të cilët kanë qenë në ankth dhe kanë ndjekur me përpikshmëri rekuperimin e banores. Produksioni morri mbrëmë vonë rreth mesnatës të gjitha masat e nevojshme.

Juli është përcjellë nën monitorimin e kamerës dhe të stafit të spektaklit teksa ka bërë ekzaminimet sipas vlerësimeve të doktorëve.

Prive.al sjell pamje ekskluzive teksa detajet mbi Julin që i është rikthyer shtëpisë mbrëmë pas disa orësh në spital, vijnë të plota në primen e sotëm..shqip-lajme

Scroll to Top