Çfarë ndodhi papritur që Luizi doli nga vetja? ‘Do më hanë atë që s’thuhet’

Jil
Jil
1 Min Read

Që nga mbrëmja e së shtunës, Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj, ndodhen në “Burg Brother VIP”. Vëllai i Madh i dënoi katër banorët pasi flisnin shpesh për nominimet. Këtë gjë e bënin haptazi edhe pse është e ndaluar kategorikisht që të flasin për këtë çështje.

Madje moderatorja e reality show-t, Arbana Osmani, u tha banorëve që ky nuk është një dënim shumë i madh, pasi nëse përsëritet një gjë e tillë do ketë menjëherë eliminim.

Ndërkohë teksa ndodhen në ‘burg’ Luizi dhe Olta kanë nisur që të bëjnë plane se si të dalin nga aty para spektaklit të së martës.

Nga ana tjetër, gjatë një bisede mbrëmë vonë, teksa Luizi po fliste me Oltën dhe Kristin tha ‘do më hanë atë që s’thuhet’. Dy banorët nuk e kuptuan se çfarë tha këngëtari dhe e pyetën disa herë se ça tha, por ai vendosi që të mos u përgjigje më dhe thjesht tha “natën”.

Nuk dihet se në çfarë kuadri e tha këtë gjë, por në video duket qartë se Ejlli është mjaft i qetë dhe nuk kishte ndonjë debat me Kristin apo Oltën.

noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *