JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ndodh, dëgjohen sërish sirenat e alarmit në Kiev

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror, shkruan The Guardian.

Të hënën në mëngjes, forcat ruse sulmuan me raketa disa qytete në Ukrainë.

Deri më tani janë raportuar 10 viktima dhe 60 të plagosur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë që Kremlini ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, duke e cilësuar si pjesë të “operacionit special ushtarak”.

Rusia i kishte planifikuar sulmet me raketa të së hënës në qytetet e Ukrainës që nga fillimi i tetorit, tha inteligjenca ushtarake ukrainase. Vala e koordinuar e sulmeve goditi disa rajone, duke përfshirë Kievin, Lviv dhe Kharkiv, shkruan skynews.

Moska gjithashtu pranoi sulmet duke thënë se kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike, ushtrinë dhe logjistikën.

“Forcat pushtuese ruse morën udhëzime nga Kremlini për të përgatitur sulme masive me raketa në infrastrukturën civile të Ukrainës më 2 dhe 3 tetor”, thuhet në një deklaratë.

Më herët, Vladimir Putin tha se sulmet që synonin qytetet në Ukrainë ishin si hakmarrje për sulmin në urën e Krimesë.

E FUNDIT/ Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

 vranë djalin para derës së shtëpisë, kush është emri i njohur që…

Pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-ministrit, shtyhet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin, zbulohet…

Scroll to Top