JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ndodh në Rusi? Përfshihet nga flakët rafineria gjigante, shtohen dyshimet për…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shpërthim gjigant në një fushë nafte e gazi në Rusi ka shtuar dyshimet se impjantet e rëndësishme në vend po goditen nga sulme sabotazhi në lidhje me luftën e Putin në Ukrainë.

Pamje dramatike nga eventi tregonin flakë të frikshme që ngiheshin nga impjanti i trajtimit në Markovskoye në qytezën lindore siberiane Ust-Kut,në rajonin e Irkutsk.

Një hapësirë prej 1,000 metra katrorë besohet se është përfshirë nga flakët që kanë djegur karburant të magazinuar, sipas raportimeve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të paktën shtatë njerëz janë plagosur, në katastrofën e ndodhur vetëm tre ditë pas një shpërthimi të ngjashëm në rafinerinë e qytetit fqinj Angarsk, i cili ishte akoma më i fuqishëm.

Në pamjet video të shpërthimit, një punonjës i rafinerisë dëgjohet që thotë: “Vania, e kemi keq, imjanti ka shpërthyer”.

“Na kanë thënë të evakuohemi”.

Pas shpërthimit autoritetet thanë se zjarrfikësit gradualisht kishin vënë flakët nën kontroll, duke e izoluar atë nga njësitë e tjera të impjantit apo rezidentët.

Governor Igor Kobzev nuk përmendnte shpërthimin në deklaratën e tij por tha se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe nuk kishte më rrezik”.

”Shtatë njerëz u plagosën, dy janë në gjendje serioze dhe u dërguan me helikopter në Bratsk.”

Impjanti zotërohet nga kompania private Irkutsk Oil një nga më të mëdhatë në Rusi dhe burim kryesor ekonomik në rajonin e Siberisë.

Së fundmi ka pasur shpërthime në qendra tregtare ruse dhe impjante energjitike që janë konsideruar sulme sabotazhi.

Scroll to Top