
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një mjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të mbikalimit të Selitës në Tiranës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti është djegur plotësisht.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Në njoftimin e Policisë thuhet: Me datë 14.10.2022, në afërsi të nënkalimit të Selitës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin D. S. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”.