JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë simbolizon ‘Pema e Jetës’?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pema e Jetës është një simbol i lashtë mistik që shfaqet në kultura të ndryshme nga Majat tek Keltët, nga Budizmi në mitologjinë nordike. Edhe pse në këto legjenda rreth Pemës së shenjtë të Jetës mund të ndryshojnë disa detaje të vogla, në thelb ato simbolizojnë koncepte të ngjashme të lidhura me fenë, filozofinë dhe spiritualitetin.

Pema urartiane e jetës, në librin e parë të shkruar “Eposi i Gilgameshit” është një kërkim njerëzor drejt pavdekësisë. Në mitologjinë e Mesopotamisë, pema e jetës ishte një simbol fetar, vizatohej në muret e fortesave dhe gdhendej në armaturën e luftëtarëve. Degët e pemës ndaheshin në mënyrë të barabartë në anën e djathtë dhe të majtë të kërcellit, ku secila degë kishte një gjethe në majë.

Gjithçka në jetë është e lidhur, ky është koncepti bazik i simbolit të Pemës së Jetës. Ky simboli zakonisht përshkruhet si një pemë e madhe me rrënjë që përhapen në thellësi të tokës dhe degë që përhapen lart në qiell. Kjo përfaqëson natyrën e ndërlidhur të të gjitha gjërave me universin; pra një lidhje e përjetshme e sferës fizike me të cilën jemi rrënjosur dhe e sferës shpirtërore që duam të arrijmë. Pema e Jetës shërben si një kujtesë për lidhjen tonë universale me Tokën Nënë dhe për varësinë tonë prej saj për t’u rritur dhe lulëzuar.

Ne shpesh përdorim termin “pemë familjare” në lidhje me prejardhjen tonë. Nëpërmjet paraqitjes së saj të ndërlikuar të degëve, simboli i Pemës së Jetës përfaqëson lidhjen me familjen, rrënjët e përbashkëta që na lidhin me brezat tanë të kaluar dhe të ardhshëm. Jeta e një peme mund të shihet se simbolizon rritjen e familjes – një pemë mbin nga një farë dhe ndërsa rritet dhe degëzohet, ajo i jep fryte dhe jetë të reja brezit të ardhshëm.

Ashtu si degët e një peme forcohen dhe rriten lart në qiell, edhe ne bëhemi më të fortë, duke u përpjekur për njohuri më të mëdha, mençuri dhe përvoja të reja ndërsa kalojmë nëpër jetë. Të gjitha pemët e fillojnë jetën në të njëjtën mënyrë, por ndërsa rriten, ato përballen me forcat e natyrës dhe zhvillohen në mënyrat e tyre unike dhe të bukura.

LIFE STYLE Kuriozitete

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top