Çfarë tha Kiara Tito që të gjithë fansat i dolën kundër?

Jil
Jil
2 Min Read

Një numër i konsiderueshëm njerëzit kanë kritikuar ashpër sjelljen e Kiara Titos, e cila gjatë një bisede në “Big Brother VIP Albania”, ka folur shumë më tepër seç duhet për ish-partnerin, sipas tyre.

Banorëve iu kërkua që të ndarë në çifte të diskutonin disa detaje që lidheshin me dashurinë. Teksa fliste me Olta Gixharin, Kiara u ndal edhe te historia e kaluar, dashuria e saj të parë (khëm Butrint Imeri khëm). Ndryshe nga Luizi, i cili u përgjigj shkurt dhe prerë pyetjeve për ish-partneret, Kiara foli më gjatë. Olta gjithashtu preferoi të mos fliste për dashurinë e parë, duke thënë që është një grua lumturisht e martuar dhe për respekt të partnerit, nuk ia vlen të flasë.

Njerëzit kanë vlerësuar veprimin e Oltës dhe siç duket kanë pritur të njëjtën gjë nga Kiara. “E nise me Butrintin, e përfundove me Butrintin. Nuk më pëlqeu fare, por fare. Sa rëndësi i dhe ishit,” shkruan dikush. “Aman o Kiara se ke 5 vjet që e ke mbyllur si histori. Pak respekt për veten në radhë të parë,” lexohet në një tjetër koment.

“Vajzë e dashur, e dimë që ke patur lidhje, por sa më shkurt ta përshkruaje atë lidhje, aq më mirë do ishte. Nuk po të gjykojmë pse e tregove, por pse flet kaq gjatë për diçka që ka kaluar e aq më tepër, duke qenë e lidhur me dikë tjetër aty brenda,” shkruan një komentuese e radhës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *