Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ata që punojnë shumë dhe flenë pak orë gjatë natës janë më pak efikas në punë. Kjo sipas një studimi vëzhgimor të kryer mbi mijëra finlandezë dhe të botuar së fundmi në “Occupational & Environmental Medicine.
Ata që ngrihen herët në mëngjes si lauresha
Të ashtuquajturit “lauresha”, ose kronotipat mëngjesorë priren të jenë më produktivë në mëngjes. Ata flenë më herët në mbrëmje dhe flenë më shumë se 7 orë gjumë. Në të kundërt, “bufët”, ose kronotipat e mbrëmjes, janë më produktivë në këtë kohë.
Ata shtrihen vonë në shtrat, dhe flenë më pak se 7 orë. Kronotipi është kryesisht një faktor gjenetik, por ai ndikohet gjithashtu nga aspektet mjedisore (si për shembull ekspozimi ndaj dritës), orari i punës dhe jeta familjare.
Për të hetuar lidhjen midis kronotipave dhe efikasitetit në punë, studimi analizoi jetën e më shumë se 12.000 njerëzve të lindur në Finlandë në vitin 1966. Në vitin 2012, pjesëmarrësit iu nënshtruan një pyetësori pune dhe mbi shëndetësorin, në të cilin ata vlerësuan performancën e tyre.
Qëndrimi zgjuar natën si një buf
Nga studimi doli se rreth një në katër “bufët e natës” (një përqindje dukshëm më e lartë se ata që flenë herët dhe ngrihet shpejt në mëngjes) nuk ishin efikasë në punë. Madje ata që thanë se flinin pak gjumë, vuanin nga pagjumësia dhe një zhbalancim midis ritmit biologjik dhe të përditshmes rutinore.
Ata ishin 2 herë më shumë të rrezikuar krahasim me ata që flenë herët, që të kishin një performancë të ulët në punë, madje edhe duke pasur parasysh ndikimin të faktorëve të tillë
si orët e gjumit dhe ato të punës. Bazuar në parametra të ndryshëm, studiuesit zgjodhën më pas rreth 6.000 pjesëmarrës për të kryer një analizë përfundimtare, duke i vëzhguar ata gjatë 4 viteve të ardhshme.
Midis viteve 2013-2016, 84 persona filluan të merrnin një pension invaliditeti:performanca e ulët e punës ishte e lidhur fuqimisht me një rrezik më të lartë për të marrë një pension të tillë, një rrezik që do të ishte 3 herë më i lartë për kronotipat e mbrëmjes sesa për ata të mëngjesit. Gjithsesi, theksojnë studiuesit, kronotipi ishte më pak vendimtar nëse do të merrnim parasysh orët e gjumit dhe të punës.
Nën vëzhgim
Është e rëndësishme të theksohet se studimi është vetëm vëzhgimor, dhe si i tillë nuk krijon ndonjë lidhje shkak-pasojë. Për më tepër, numri i njerëzve që morën pensione të aftësisë së kufizuar gjatë 4 viteve të analizës ishte shumë i ulët (vetëm 1.44 për qind e totalit), dhe studiuesit nuk ishin në gjendje të identifikonin një lidhje të qartë shkakësore midis kronotipave dhe aftësisë së kufizuar.
Gjithsesi, rezultatet janë në përputhje me kërkimet e mëparshme mbi këtë temë, dhe studiuesit theksojnë rëndësinë e “marrjes parasysh të kronotipit individual për të zgjatur kohëzgjatjen e qenies në punë”.