JiL.al - Jeto i Lumtur

“Çmenden” çmimet e ushqimeve/ Konsumatorët i blejnë me 7.2 përqind më shumë se një vit më parë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2023, arriti 112,6 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023 është 7,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,7 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023, krahasuar me Dhjetor 2022 është 1,1 %.

“Çmenden” çmimet e ushqimeve/ Konsumatorët i

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,67 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,56 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,52 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,39 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,26 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” +0,04 pikë përqindje secili.

“Çmenden” çmimet e ushqimeve/ Konsumatorët i

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Janar 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6 %, “Transporti” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0 %, “Shërbimi arsimor” me 2,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,8 %, “Komunikimi” me 1,3 % dhe “Shëndeti” me 1,0 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,4 %, “peshk” me 17,3 %, “bukë dhe drithra” me 15,3 %, “mish” me 14,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 7,0 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” u ulën me 0,1 % secili./CNA.al

“Çmenden” çmimet e ushqimeve/ Konsumatorët i
“Çmenden” çmimet e ushqimeve/ Konsumatorët i
“Çmenden” çmimet e ushqimeve/ Konsumatorët i
Scroll to Top