“Çmendet” 20-vjeçari në Tiranë, godet me grusht policen dhe një 37-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

 

Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se i riu, me iniciale E.P ka goditur me grusht një punonjëse policie dhe një 37-vjeçar tjetër.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur të hënën. I sigurt është fakti që mbi 20-vjeçarin rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/tvklan.al

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *