Çmimi i energjisë deri në fashën 800 kwh, i pandryshuar

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Qeveria shqiptare do të mbrojë abonentët familjarë duke mbajtur të pandryshuar çmimin prej 9.5 lekë për kwh deri në fashën 800 kwh.

Në planin e masave të prezantuara një ditë më parë qeveria parashikon mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë për familjarët deri në fashën 800 kwh si dhe ngritjen e një taskforce për evidentimin e vjedhjes së energjisë.

Referuar të dhënave të publikuara, 96 % e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh dhe vetëm 4 % e abonentëve familjarë përbëjnë 19 % të volumit të konsumit mujor.

Me vendosjen e fashës 800 kwh parashikohen 100 milionë euro të ardhura shtesë gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023.

Po ashtu, në të gjithë vendin do të nisë një fushatë ndërgjegjësuese për kursim të energjisë. Vendosja e kësaj fashe pritet të ndikojë në sjelljen e konsumatorit dhe parashikohet që kursimi të jetë 2.5 %.www.botasot.info

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *