Çmimi i madh është qershia mbi tortë, zbulohen sa paguhen në javë banorët e BBV

Jil
Jil
1 Min Read

Tani që Big Brother VIP Albania është në qendër të vëmendjes mediatike, mund të keni pyetur nëse këta personazhe paguhen.

Sipas The Sun, Women’s Health e shumë burimeve të tjera online, po, konkurrentët paguhen. Sipas Reel Runddown, në vitin 2021, anëtarëve të Big Brother (SHBA) iu dha një pagë prej $1000 në javë.

Sipas TMZ, në janar të vitit 2022 konkurrentë si Lamar Odom, Carson Kressley, Cynthia Bailey dhe Chris Kattan fituan $100,000 vetëm për qëndrimin në shtëpi, pa përfshirë çmimin e madh prej $250,000 për të cilin garonin.

Megjithatë, nga burime zyrtare nuk ka thuajse asnjë informacion për pagat e konkurrentëve të Big Brother. E njëjta gjë edhe për Big Brother Albania.

Thuhet se pagat ndryshojnë nga sezoni në sezon dhe në varësi të faktorëve të ndryshëm, si përvoja, prania në media dhe popullariteti.

Pagesat dhe kushtet e kontratave me konkurrentët nuk bëhen thuajse asnjëherë publike dhe dihen vetem prej tyre.

/sot.com.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *