Çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, policia i gjen 3 “shtëpi bari”

Jil
Jil
1 Min Read

 

Policia spanjolle ka zbërthyer një grup kriminal me origjinë shqiptare që merreshin me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në qytetet e Barcelonës, Tarragonës dhe Gironës.

Hetimi filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i 2 personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Occidental).

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia zbuloi 1264 bimë dhe 32 kilogramë sytha, shkruan Abcnews.al.

Më vonë në një shtëpi tjetër në El l Vendrell (Baix Penedès), u arrestuan 2 persona të tjerë dhe në maj  policia zhvilloi një operacion në Caldas de Malavella (Selva).

Ne te ajo gjeti 122 bimë, 76 kilogramë. sytha dhe shtatë persona, të cilët u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Të njëmbëdhjetë të arrestuarit po hetohen si autorë të dyshuar të veprës penale të trafikut të drogës, veprimtarisë në grup kriminal dhe vjedhjes së energjisë elektrike.…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *