Çmontohet plantacioni me 1500 bimë kanabisi në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

Jil
Jil
1 Min Read

Policia spanjolle ka vënë nën pranga dy shtetas shqiptarë dhe një maroken, nën akuzën e një grupi të organizuar kriminal që kultivon dhe transporton narkotikë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Garda Civile spanjolle ka kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm të kultivimit të marijuanës në një magazinë industriale në Caspe, ku edhe janë arrestuar tre personat, të gjithë rreth moshës 23-33 vjeç.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 1500 bimë kanabis sativa si dhe u verifikua se tre të arrestuarit jetonin në magazinë, në mënyrë që të kujdeseshin gjatë të gjithë kohës për plantacionin.

 

Përreth ambientit ishin vënë edhe kamera të sigurisë, si dhe ishin marrë masat për tu arratisur në rast kontrollesh nga policia, duke fshehur një makinë në një vend lehtësisht të aksesueshëm.

Magazina kishte një instalim të plotë të energjisë elektrike që furnizohej ilegalisht nga ndriçimi publik.

Për tre të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që procesi është ende në vijim.…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *