“Çohu ik nga këtu ose hajde paguaj çadrën”, pushuesit e huaj përballen me realitetin shqiptar në jug pasi ishin ulur me peshqirë për plazh

Jil
Jil
2 Min Read

 

 

Shqiptarët dhe të huajt përballen çdo ditë me një realitet të hidhur kur shkojnë për të pushuar në brigjet tona: Ajo është babëzia e individëve që kanë zaptuar plazhet dhe kanë investuar në njësi akomoduese apo restorante, të cilët synojnë që të nxjerrin për dy muaj të gjitha paratë që mund të nxirrnin në një vend duke abuzuar me çmimet, por edhe sjelljen ndaj pushuesve.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një foto ku disa turistë nga vendet nordike janë ulur me peshqirët e tyre në njërin prej plazheve të jugut të vendit, kur përballen me kërkesën e personave që kanë aty pranë shezlongët dhe çadrat për të paguar dhe marrë një çadër pak metra më tej ose të largoheshin prej aty.

Duke parë rezistencën e pushuesve të huaj, të cilët nuk janë mësuar me këtë sjellje në plazhe të tjera të rajonit, djemtë e çadrave egërsohen edhe më tej duke i kërcënuar pushuesit.

Gjatë ditëve të fundit policia ka ndërhyrë në disa plazhe në jug duke hequr shezlongët e bizneseve që nuk paguajnë taksa ndërkohë që ua shesin shërbimin pushuesve me çmime marramendëse…jetoilumtu.al/

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *