JiL.al - Jeto i Lumtur

”Cooperation” fundos dy persona ne Kukes, trafikante te lendeve narkotike, ja ç’ gjeti policia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Kukës.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim vëllai i njërit prej tyre.

Sekuestrohen rreth 6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe rreth 1 kg lëndë eksplozive.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotikëve, pas një hetimi 1-mujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas do të trafikonte një sasi lënde narkotike drejt Kukësit, me destinacion Kosovën, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cooperation”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. A., 47 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës dhe F. K., 36 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., vëllai i shtetasit P. A.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Kukësit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. A., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. A., shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, shtetasit F. A., gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive...jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top