Ç’po kurdis Luizi? Këngëtari paralajmëron një surprizë historike që nuk e ka bërë askush në “BBV”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luizi di si të krijojë situata, lojë dhe spektakël. Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ai ka treguar se është mjaft kreativ, ndaj kureshtja për dhuratën e tij për Kiarën, në ditën e të dashuruarve, nuk ka munguar.

Kështu Luizi ka diskutuar së fundmi me banorët, të cilët i ka siguruar se plani dhe surpriza e tij për këtë Shën Valentin, do të jetë diçka që nuk është parë asnjëherë më parë në asnjë “Big Brother”.

Ai shkoi aq larg sa e cilësoi surprizën e tij si “historike.”

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”, tha Luizi, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se pas deklaratës së mbrëmshme ku u shpreh se në “Big Brother Vip” kishte njohur dashurinë e jetës, Kiara Tito e ka “bombarduar” Luizin me fjalë të ëmbla.

Teksa ndodheshin të ulur pranë njëri-tjetrit, ka qenë moderatorja ajo që ka folur dhe këngëtari ai që si në ëndërr ka dëgjuar fjalët që prej kohësh priste të dëgjonte.

    “Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndjehem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë.

    Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria”, tha Kiara.

    Scroll to Top