Ç’po ndodh me Flori Mumajesin? Arbana Osmani e bind të ndryshojë vendimin drastik që mori këngëtari

Jil
Jil
2 Min Read

Tashmë është konfirmuar që në Festivalin e Këngës do të performojnë edhe artistë që nuk janë konkurrentë, artistë shumë të dashur për publikun. Ndër emrat që ka ngjallur më shumë interes është ai i Flori Mumajesit, pasi këngëtari është mjaft i rezervuar në daljet publike.

Ndërsa konfirmoi lajmin, gazetari Eraldo Rexho zbuloi se mbrëmja e tretë e Festivalit të Këngës do të sjellë duetet e nostalgjisë.

“Në natën e trete do të kemi 16 numra fantastik që jam i bindur që të gjithë do t’i pëlqeni dhe do t’i duartrokisni shumë. Janë këngë që ne i kemi dëgjuar, hite që i duam shumë. Jo domosdoshmërisht fituese të Festivalit të Këngës,” – u shpreh Rexho.

Gazetari Eraldo Rexho zbuloi në Euronews Albania disa nga emrat e njohur që do të performojnë sot në Festivalin e 61 të këngës. Rexho u shpreh se nata e parë do të presë emrat ‘big’ të këngës, duke nisur nga Fifi e deri tek Rovena Dilo

“Nuk do të doja të harroja ndonjërin se janë të gjithë artistë shumë të njohur. Në natën e parë do jetë Enxhi Nasufi, Fabian Basha, grupi Urban Band, Fifi, Two Farm, rikthimi i Kastro Ziso me 2 shokët e tij të gjimnazit, Luna Causholli, Rovena Dilo, uroj të mos kem harruar asnjë”, tha Rexho.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *