Ç’po ndodh? Reshjet e shiut sjellin problematika të mëdha, qytetarët në vështirësi për situata emergjente

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kjo është Rruga Ndreko Nakuci, që lidh Qytetin e Kuçovës si dhe Spitalin me fshatrat përreth.

Kjo rrugë është vetëm 1 km e gjatë por lidh fshatrat përreth me Qytetin dhe Spitalin mjekësor të vetëm që ndodhet në fund të rrugës (në kodër) Ndreko Nakuci.

Qytetarët tregojnë se në këtë rrugë as traktorët nuk ngjiten dot për të transportuar mallrat apo të punojnë tokat.

Për të shkuar në Kuçovë duhet të bëjnë një rrugë të gjatë prej 15 km sepse komuna nuk mund të shtrojë 1 km rrugë.

Pas çdo shiu që bie rruga bëhet edhe me këmbë e pakalueshme!

Sipas qytetarëve  as taksitë nuk mund të shkojnë pasi  rruga është e pamundur të kalohet as nga poshtë e as nga lart.

Qytetarët tregojnë se gjithmonë në kohën e votimeve, politikanët premtojnë se do e shtrojmë atë rrugë por sa mbarojnë votimet dërgojnë një kamion me gurë dhe mbarojnë.

Dhe kur bie shi rruga kthehet në lumë të rrëmbyeshëm dhe është e pakalueshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *