Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Personi që shihni në foto është 27-vjeçari shqiptar Lumturi Zeqja, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Londër me thikë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti me një person tjetër, i cili mbeti i plagosur, identieti i të cilit nuk është bërë ende me dije.
Sherri agravoi në përdorimin e thikave dhe si pasojë e plagëve të marra, shqiptari ndërroi jetë.
Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.
Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, ndërsa personi tjetër të plagosur.
Autoritetet londineze po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.