Dalin fotot, ky është autori i vrasjes së Hushit, në 2010-tën tentoi të vriste dhe Mustafa Dacin

Jil
Jil
1 Min Read

Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Klodjan Keqi, autori i vrasjes së 55-vjeçarit Luan Hushi paraditen e sotme në pyllin e fshatit Zgërdhesh të Krujës

Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ngaj bashkëfshatarit të tij, pas sherrit që kanë pasur për prerjen e druve në pyll.

Hushi u transportua në spitalin e Traumës, por nuk arriti dot t’ju mbijetonte plagëve të marra në bark.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Klodjan Keqi pas ngjarjes u arratis nga vendi i krimit dhe policia po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e tij.

Klodjan Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Së bashku me vëllain e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte të ashpra me njëra-tjetrën.

Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë, duke terrorizuar edhe banorët me të shtenat me breshëri..…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *